Të tjera detaje nga incidenti në Athinë, ku një 70-vjeçar ka sulmuar një kompani detare në Athinë dhe pas rrethimit nga Policia, ka kryer vetëvrasje. Gazetari i Top Channel, Artur Bibe bën me dije se autori i krimit kishte me vete karabinë dhe një pistoletë gjatë sulmit. Mes viktimave ishin CEO i kompanisë, e cila ishte motra e presidentit të firmës, një nga drejtorët dhe një punonjës.