Katër njerëz janë gjetur të vdekur dhe një i plagosur rëndë mbrëmë në një spital në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin. Policia ka arrestuar si autore te dyshuar një grua 51 vjeçare punonjësve e klinikës Oberlin, ku ndodhi ngjarja e rëndë. Viktimat tregonin shenja dhune ekstreme, tha zëdhënësi i policisë Thorsten Herbst duke shtuar se nuk mund të publikohen të tjera detaje për arsye të hetimeve. E përditshmja Bild tha se krimi ndodhi në repartin e kujdesit për persona të moshuar.