Festa e 4 korrikut që kremton Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, ka në bazë të saj ushqimet dhe kulturën amerikane: paradat, gatimet në ambjent të hapur shoqëruar me birrë të ftohtë, dhe fishekzjarret. Në këtë datë të vitit 1776 Kongresi Kontinental miratoi bashkarisht Deklaratën e Pavarësisë, një dokument përmes së cilit kolonitë amerikane njoftuan shkëputjen nga Britania e Madhe.