Informaliteti, ulja e besimit në banka, shmangia e komisioneve dhe taksave si dhe tradita e të mbajturit para nëpër duar, janë këto arsyet që po I nxisin më shumë qytetarët drejt cash-it. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se sasia e cashit në ekonomi është rritur ndjeshëm, teksa vlera ka arritur 4.8 miliardë euro në muajin gusht.