Një ngjarje e rëndë është regjistruar në bashkinë Klos, ku një 39-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura e Fshatit Fshat. Sipas informacionit nga Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësve nisën kërkimet, të cilat u vështirësuan për shkak të terrenit të thyer. Pas disa orësh pune intensive, trupit i viktimës u gjet dhe u nxor nga gremina. Sipas informacioneve të para emri i viktimës është Klodian Kulla, djali i vëllait të Nehat Kullës.