Bashkimi Europian po zgjeron mbështetjen për bizneset në Shqipëri, me fonde të reja që lidhen me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe tranzicionin e gjelbër. Në një intervistë për Top Channel Shefja e Bashkëpunimit pranë Delegacionit të BE, Ritva Heikkinen shpjegon avancimin e projekteve në Shqipëri dhe sesi vendi ynë mund të përfitojë më shumë. Inovacion, Mjedis dhe Ekonomi qarkulluese do të jenë edhe fushat e zbatimit.