Në Tiranë u zhvillua forumi biznesit organizuar nga dhoma e tregtisë Shqipëri-Itali nga ku kryeministri Edi Rama foli për nevojën e intensifikimit të shkëmbimeve tregtare. Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku dhe Zëvendësministri i punëve të Jashtme i Italisë, Edmondo Cirielli nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për përmirësimin e rrjetit energjetik në veri të Shqipërisë.