Një 33-vjeçare është vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati në Lushnjë. Policia bën me dije se e reja dyshohet të ketë qenë në gjendje depresioni ndërsa tashmë ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Top Channel ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku ndodhen autoritetet që po hetojnë rrethanat e ngjarjes.