Një 28-vjeçar nga Fieri u arrestua nga policia në Sarandë, pasi u kap duke transportuar emigrant të paligjshëm. Në pranga ra E. S., 28 vjeç, i cili transportonte me një kamionçinë, kundrejt pagesës, 33 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së.. Ai shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vendin e quajtur Ura e Çukës, Sarandë, duke transportuar emigrantët.