Loreta Samara ju përkushtua për 32 vite mësimdhënies një profesion sa i vështirë aq edhe i bukur. Ajo ishte 22 vjeç kur hyri në klasë për herë të parë me regjistër në dorë dhe pa sytë plot dashuri të fëmijëve. Prej aty do të niste një rrugëtim i gjatë që për mësuesen e Gjuhës dhe Letërsisë do të kthehej në mision. Kujtimet janë të shumta por ai që mbetët më i veçanti është momenti kur ajo mësoi se për një prej nxënësve të saj kishte shërbyer si model.