Ministrja e Turizmit dhe Mjedsit Mirela Kumbaro mbajti sot konferencën për shtyp mbi analizën vjetore të ministrisë dhe për të prezantuar prioritetet e vitit 2024 në fushën e turizmit dhe mjedisit. Ministrja Kumbaro u shpreh se viti 2023 ishte më i miri për turizmin, si fryt i bashkëpunimit të suksesshëm mes aktorëve të sektorit, kuadrit ligjor, por edhe promovomit të mirë të vendit.