31-vjeçari Ilvi Meta u gjet i varur këtë të mërkurë në komisariatin e Kavajës, pasi ishte arrestuar për vjedhje. Ilvi Meta ishte ndaluar nga policia pasdrekën e sotme si i dyshuar për veprën penale të vjedhjes. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë. Sipas informacioneve ai është gjetur i vetëvarur në qeli. Policia e ka gjetur me shenja jete, ai u transportua në spital por nuk mundi të mbijetonte.