Një ditë pas padisë në polici dhe akuzave të banoreve për thyerje të banesave dhe kërcënime, Gjon Shkambi, personi që pretendon se është pronari i ish-shkollës së rezervave në Shkodër, ka reaguar për mediat. Ai thotë se është pronari i godinave ku jetojnë 31 familjet dhe pronat i ka me dokumentacion të rregullt dhe i ka fituar përmes proceseve gjyqësore.