30-vjeçari Geraldo Mahmuri qëlloi gjatë ditës së sotme me armë zjarri drejt biznesit të Bledar Koçit. Nga të shtënat e raportuara rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim, nuk ka pasur të lënduar. Policia e Fierit ka rrethuar vendin e ngjarjes, për të mbledhur provat e nevojshme. Ata po vëhzgojnë të gjithë ambientin ku ndodhen të shtënat.