E marta ka qenë tragjike në rrugët shqiptare. Tre viktima janë shënuar si pasojë e aksidenteve rrugore. Në Korçë, në rrugën Zëmblak - Zvezdë një motor është përplasur me një zetor. Ngjarja e rëndë ndodhi në anë të rrugës, jashtë korsisë së lëvizjes të automjeteve. Viktima kanë mbetur drejtuesi i motorrit 46 vjeç dhe një grua 58 vjeçe, e cila ishte në zetor. Gruaja ka qenë mbi ngarkesën me perime që ndodhej në zetorin që e drejtonte i biri dhe në momentin kur mjeti po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën motori që dyshohet se lëvizte me shpejtësi dhe në kahun e kundërt të lëvizjes është përplasur me zetorin. Për pasojë 58 vjecarja është rrëzuar duke gjetur vdekjen dhe po ashtu ka ndërruar jetë edhe drejtuesi i motorit. Policia arrestoi 37 vjeçarin Ilir Kulla, drejtues të zetorit. Ndërkohë, në Tiranë, në rrugën Teodor Keko, pjesë e Unazës së Re, një kamion i tonazhit të rëndë ka shtypur një këmbësore.