Kryeministri Rama është i bindur që bashkia e Kukësit do t’ju mbetet sërish socialistëve. Në një reagim për zgjedhjet e mbajtura të dielën, kryeministri Rama tha se kandidati socialist është në avantazh me tre mijë vota. Ky avantazh sipas Ramës është tregues i qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj qeverisë.