Top Channel/ 3 histori prekëse të pasagjerëve që humbën jetën në aksidentin tragjik të Air India
13/06/2025 22:50

Dy mjekë dhe tre fëmijët e tyre ishin midis 241 personave që humbën jetën në fluturimin fatal të Air India. Një foto e re prekëse që qarkullon në internet tregon familjen me pesë anëtarë duke buzëqeshur ndërsa ishin në aeroplan vetëm pak minuta para rrëzimit. Fotografia - e cila u publikua nga BBC - tregon Prateek Joshi, një radiolog në Spitalin Mbretëror Derby, me gruan e tij dhe tre fëmijët e tyre. Në ish-fqinj 42-vjeçar i familjes, i tha BBC-së se familja prej pesë anëtarësh ishte "familja më e mirë dhe vdekjet e tyre ishin absolutisht shkatërruese". "Ata ishin vërtet njerëz të përulur dhe të mirë. Është shumë trishtuese", përfundoi ai. Dy motra 20-vjeçare nga Londra ishin gjithashtu midis 241 të vdekurve në rrëzimin shkatërrues të Air India, të cilat u kthyen në Mbretërinë e Bashkuar pasi i bënë surprizë gjyshes së tyre për ditëlindje, sipas kushërirës së tyre. Ajo thotë se familja e tij nuk është e gatshme ta pranojë që ato kanë ikur dhe se gjyshja e tyre është në gjendje shoku. "Në këtë moment, askush nuk mund ta pranojë. Ata kishin ardhur këtu vetëm për ditëlindjen e gjyshes sonë. Nuk mund t'i mbaj lotët. Një baba i dy vajzave të vogla nga Londra, i cili udhëtoi për në Indi për të përmbushur dëshirën e fundit të gruas së tij, ishte gjithashtu midis atyre që humbën jetën në rrëzimin e avionit të Air India, sipas Daily Mail. Arjun Patoliya, baba i dy fëmijëve, po kthehej në Mbretërinë e Bashkuar me një fluturim të Air India pasi kishte vizituar një fshat në Gujarat për të shpërndarë hirin e gruas së tij të ndjerë në një lumë lokal, duke nderuar dëshirën e saj të fundit. Gruaja e tij, kishte vdekur vetëm shtatë ditë më parë në Londër dhe dëshira e saj e fundit ishte që hiri i saj të çohej në atdheun e saj në Indi. Çifti kishte dy fëmijë, katër dhe tetë vjeç, të cilët mbetën në shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar dhe tani po mbajnë zi për vdekjen e të dy prindërve të tyre brenda një jave. Air India konfirmoi të enjten, se 241 pasagjerë në bord të fluturimit vdiqën kur avioni — që fluturonte nga Ahmedabad, Indi, për në Londër — u rrëzua pesë minuta pas ngritjes.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00