Festimet për ditën e Flamurit kanë bërë bashkë në Vlorë kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta. Në Vlorë po mbahet ceremonia e ngritjes së Flamurit, pasi sot Shqipëria feston 109 – vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.