Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, u dënua të premten nga Gjykata Speciale me 26 vjet burg për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë. Ai u dënua me 10 vjet burgim për ndalim arbitrar, 22 vjet burgim për torturë dhe 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme. Ndërkohë që u shpall i pafajshëm për akuzën e trajtimit mizor.