26 shoferë janë arrestuar gjatë fundjavës pasi po drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit dhe pa patentë. Janë pezulluar 107 leje drejtimi, nga këto 59 për shpejtësi tej normave të lejuara, 44 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.