Në 25-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, sot në Tiranë u zhvilluan homazhe në një ceremoni përkujtimore pranë memorialit “Heroi i Demokracisë”. Të pranishëm në homazhe ishin familjarët e Azem Hajdarit, Sali Berisha, Edi Paloka, Oerd Bylykbashi e shumë politikanë të tjerë demokratë.