Një 24-vjeçar në Sarandë kishte shfrytëzuar tokën në pronësi të tij për të mbjellë bimë narkotike. Nga kontrollet e policisë nga toka dhe me dronë, bimët janë konstatuar dhe janë asgjësuar përmes djegies. 24-vjeçari F.P., që banonte në Finiq ka rënë në prangat e policisë Sarandë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.