Të dyndur nëpër vagonët e trenave, shqiptarët e Kosovës në 1999-ën, me dhunë nisën një rrugëtim. 24 vjet më parë, të detyruan të kalonin kufirin për në Maqedoninë e Veriut. Kampi i refugjatëve në Bllacë, ndonëse shihej një strehë e sigurt nga përndjekja, u kthye në sfidë më vete. Milazim Krasniqi e përshkruan si një nga përjetimet më të tmerrshme.