Gjykata shpalli fajtor Ilir Beqarajn duke e dënuar me 24 vite burgim për vrasjen e ish policit Gentian Bejtja, ndaj të cilit ishin realizuar edhe dy atentate të tjera por që kishin dështuar. Beqaraj nuk konsiderohet si qitësi në krimin e dy viteve më parë, por si njëri nga ndihmësit që larguan nga vendngjarja vrasësit.