Top Channel/ 233 arrestime për drogë! Operacioni i policisë për shkollat e sigurta në gjithë vendin
14/09/2023 19:14

Zbardhen pamjet e megaoperacionit policor “Tempulli”, i cili bëri të mundur shkatërrimin e 23 grupeve të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan dhe Vlorë. Në kuadër të këtij megaoperacioni janë ekzekutuar 216 masa sigurie në të gjithë vendin, si dhe janë arrestuar 30 persona. Ndërkaq, si rezultat i kontrolleve në banesa dhe në ambiente të tjera, deri tani janë sekuestruar: -13 armë zjarri (2 kallashnikovë, 10 pistoleta dhe 1 pushkë), 5 armë gjahu/sportive, 1 elektroshok, 8 armë të ftohta (thika, doreza metalike); -134.5 kg kanabis, 364 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, mijëra doza kanabisi, kokaine dhe heroine, qindra doza MDMA, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike GAB dhe Poppers, 23 peshore elektronike, 3 mjete për përpunimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza; -225 celularë, 35 automjete, 1 801 000 lekë të rinj, 38 845 euro, 6100 paund, 1100 dollarë; Po ashtu, janë sekuestruar 4 motomjete, 12 targa, pajisje si të Policisë dhe dokumente false. Përmes një deklarate për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha se operacioni vijon ende në të gjithë vendin. “Janë sekuestruar kanabis, kokainë, heroinë, ekstazi, armë zjarri dhe armë të ftohta, vlera monetare e aksesorë që shërbejnë për paketimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike”, tha Rrumbullaku. Operacioni policor u zhvillua në kuadër të masave për garantimin e sigurisë në shkolla. “Prej disa ditësh janë impementuar një sërë masha të reja, për sigurinë në shkollë. Një nga masat është parandalimi i shitjes së narkotikëve pranë shkollave. ‘Tempulli’ për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave, bareve, lokaleve, restoranteve”, u shpreh Rrumbullaku.

Top News – Forumi i organizuar nga AIDA / Edicioni i dytë i Match-Maker Albania për bizneset
26/03 18:21
Top Channel/ Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga ‘varrezat’ e mjeteve, Rama publikon videon
26/03 17:31
Top News – Protesta e Akademia e Arteve. Ina Zhupa mbështet kërkesat e pedagogëve
26/03 17:12
Top News – Puna për reformën zgjedhore. ODIHR takon dy bashkëkryetarët e komisionit parlamentar
26/03 17:11
Top Channel/ E varros bashkia, 9 fëmijët e 80-vjeçarit që vrau gruan nuk marrin trupin e babait
26/03 15:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
26/03 15:21
Top News – ‘SPAK nuk ekziston më’. Berisha: Antikorrupsioni, tani në dorë të qytetarëve
26/03 15:06
Top News – ‘Nuk jemi më të korruptuar se të tjerët’. Rama: Europa të shihet në pasqyrë
26/03 14:47
Top News- Operacion antidrogë në Bulqizë e Durrës/ Arrestohet pronari i një lokali dhe një 36-vjeçar
26/03 14:37
Top News- ‘Antarësimi pa të drejtë vetoje’/ EWB: Marta Kos refuzon idenë e Ramës dhe Vuçiç
26/03 13:51
Top News – QSUT nuk do kryejë analiza. Mungojnë fondet, ministrja: Po marrim të dhëna
26/03 13:23
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Gonxhe: Duam të kemi një model që lehtëson mundësinë e…
26/03 13:13
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Karakaçi: Sot kemi një bursë energjetike funksionale, do të…
26/03 13:11
Top Channel/ MatchMaker Albania, Ibrahimaj: Investimet strategjike mbi 6 miliardë euro
26/03 13:10
Top Channel/Shqipëria, rrugë kalimi për drogë, 34 kg të nisura nga Maqedonia e Veriut, kapet në kufi
26/03 12:56
Top Channel/ Mot i keq në Vlorë, anulohet lundrimi Brindisi-Vlorë, nuk lejohen e mjetet e vogla
26/03 12:49
Top Channel/ Vodhi në Gjermani makinën luksoze me vlerë 250 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari
26/03 12:31
Top Channel/ Problemet me barnat e analizat, ndryshimi i çmimeve sjell mungesa, ministrja…
26/03 12:30
Top Channel/ Ngjarja në Krushë të Madhe, forcat serbe vranë 240 burra në fshat pas nisjes së…
26/03 12:25
Top News – Rama për revistën franceze. Nga protesta e PD, te Irani dhe raporti me Donald Trump
26/03 12:08