Top Channel/ 23 vite “Fiks Fare”/ Investigime dhe transparencë, zëri që sfidon padrejtësitë
19/12/2025 19:57

Prej 23 vitesh, “Fiks Fare” emisioni i parë investigativ në historinë e televizioneve shqiptare, mbetet zëri më i fuqishëm i denoncimit publik. Një format që prej fillimit sfidoi heshtjen, duke vënë përballë përgjegjësisë pushtetet dhe çdo formë abuzimi. Që nga dita e parë e transmetimit, “Fiks Fare” u shndërrua në dritaren e qytetarëve të zakonshëm, duke evidentuar padrejtësi, korrupsion, shkelje të ligjit dhe abuzime me detyrën. Investigimet e tij tronditën institucione, çuan në shkarkime, hetime penale dhe sollën zgjidhje konkrete për mijëra qytetarë. Jehona e denoncimeve të “Fiks Fare” ka kaluar kufijtë e ekranit. Investigimet, faktet e dokumentuara dhe dëshmitë e drejtpërdrejta kanë prodhuar reagime të menjëhershme publike dhe institucionale, duke e kthyer emisionin në një faktor të jashtëzakonshëm ndikimi në shoqëri. Suksesi i “Fiks Fare” qëndron tek këmbëngulja, profesionalizmi dhe guximi për të thënë të vërtetën dhe për të qenë në krah të së drejtës dhe qytetarëve. Një format që mban ndezur dritën e transparencës edhe aty ku institucionet kanë dështuar. Investigimet e “Fiks Fare” nuk kanë njohur kufij dhe as hierarki pushteti. Nga zëri i qytetarit të zakonshëm, i pambrojtur përballë padrejtësisë, deri te zyrat më të lartë e shtetit. Kamerat e emisionit kanë ekspozuar abuzime dhe përgjegjësi duke shkuar edhe në majat e shtetit, për të treguar se përballë fakteve nuk ka karrige që të mbron. Në 23 vite transmetim, “Fiks Fare” ka ndërtuar besim, ka fituar respektin e publikut dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e medias shqiptare, duke mbetur një referencë për gazetarinë investigative. Në përvjetorin e 23-të, “Fiks Fare” mbetet po aty ku e nisi: i pari në investigim, në krah të qytetarëve, në shërbim të së vërtetës dhe në mbrojtje të interesit publik.

Top News – Dosja ndaj Metës e Kryemadhit. Kalon për gjykim në themel, Kryemadhi: Proces politik
18/03 13:48
Top News – Keqtrajtuan fëmijën e tyre. Arrest me burg prindërve, i mituri në gjendje të rëndë
18/03 13:24
Top Channel/ Gjyqi për Metën, sot vendoset nëse çështja ndaj ish-presidentit do të kalojë për gjykim
18/03 12:35
Top Channel/ Vendbanim ilir në Lushnje, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i kohës së neolitit
18/03 12:27
Top Channel/ Begaj, iftar për gazetarët: Të thuhet gjithmonë e vërteta
18/03 12:27
Top News – “Zoti Kryemadhi”/ Monika përplaset me avokatin e Metës: Jam zonjë unë ore…
18/03 12:20
Top News – “Monika thotë se seksi bëhet treshe”/ Avokati Cakrani para GJKKO: Do kënaqeni…
18/03 12:11
Top Channel/ Mjalti vendas në krizë tregu, iomportet e dyshimta të mjaltit dëmtojnë prodhimin vendas
18/03 12:07
Top News- Azili ‘zëvendësohet’ me leje pune/ Shqiptarët kërkojnë jetë më të mirë në Europë
18/03 11:57
Top News- Vrau klientin në lokalin e tij/ Lihet në paraburgim autori: Qëlloi disa herë mbi viktimën
18/03 11:45
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Propozohet nivel tavan dhe shpërndarje të TVSH
18/03 11:31
Top News – Linja energjitike me Kosovën. 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim
18/03 11:29
Top News -Pranvera ‘pa surpriza’ e 2 partive. PS për ‘ripërtëritjen’, PD mes zgjedhjeve e protestave
18/03 11:02
Top Channel/ Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, zbardhet segmenti rrugor Boboshticë-Dardhë
18/03 10:54
Top Channel/ Shpërndante kokainë dhe Kanabis në qytetin e Lushnjës, pranga 36-vjeçarit
18/03 10:53
Top Channel/ Eliminimi i Gimbos, Kryemadhi flet për Big Brother VIP para seancës paraprake
18/03 10:31
Top News- Në Lushnje me drogë, në Korçë me armë/ Dy të arrestuar në flagrancë, kapet drogë dhe pistoletë
18/03 10:07
Top News – Familjarët me kompani konsulence, skema e dyshuar e pastrimit të parave nga Eldi Hoxha
18/03 09:39
Top Channel/ Trump: lufta mbaron për dy javë, nuk na duhet ndihma e NATO
17/03 22:35
Top Channel/ Stop internetin! Putin “i frikësuar”, jep ultimatum pas vrasjes së udhëheqësve iraniën
17/03 22:35
DIGITALB DIGITALB