Të paktën 21 vetë humbën jetën në veri të Pakistanit, pasi një stuhi e fuqishme bore i bllokoi brenda makinave të tyre. Temperaturat në qendrën e skive “Murree”, ranë në minus tetë gradë. Ushtria tentoi të hapte rrugët e të mbërrinte tek gati 1 mijë automjetet e bllokuara në autostradë, por nuk ia doli t`i shpëtonte dot të gjithë. Të paktën 6 prej viktimave humbën jetën në makinat e tyre nga hipotermia, ndërsa të tjerët dyshohet se vdiqën nga asfiksia.