Tetori i këtij viti ishte më i nxehti i regjistruar në të gjithë globin. Temperatura mesatare e tij rezulton 1.7 gradë më shumë sesa mesatarja e muajit tetor përpara epokës industrial. Ai është po kështu muaji i pestë me radhë me një rekord të tillë, cka nënkupton se është pothuajse e sigurt se viti 2023 do të jetë viti më i nxehtë i regjistruar në histori.