2023-shi parashikohet të jetë një nga vitet më të nxehta në histori, në mos më i nxehti sipas ekspertëve britanikë të meterologjisë. Sinoptikanët në Mbretërinë e Bashkuar mendojnë se ky do të jetë viti i 10-të radhazi në të cilin temperaturat globale do të qëndrojnë të paktën 1 grade celsiu mbi nivelet para-industriale të periudhës 1850-1900.