Rreth 30.6 mijë persona kanë humbur jetën gjatë vitit të kaluar. Këto janë të dhënat e publikuara nga Instat që tregojnë se kjo është shifra më e lartë e vdekjeve e regjistruar ndonjëherë, e ndikuar së tepërmi nga rastet e humbjeve të jetës prej pandemisë Covid-19. Në raport me vitin 2020, numri i vdekjeve është rritur me mbi 2 900 persona në të gjithë vendin, ku tremujori i katërt i vitit të kaluar shënoi sërish rritjen me tremujorin e mëparshëm duke arritur në mbi 7800 vdekje, nga mbi 9 300 raste të regjistruara në të njëjtën periudhë të vitit 2020.