Në 20 vjetorin e sulmeve më të rënda terroriste në historinë moderne të SHBA-së, presidenti Joe Biden përpiqet të reflektojë mbi tragjedinë duke bërë nderime në tre zonat ku ndodhën sulmet, të cilat nxitën luftën më të gjatë të Amerikës. Në një mesazh video, të regjistruar posacërisht për këtë përvjetor, shefi i Shtëpisë së bardhë kujtoi 3 mijë viktimat e 11 shtatorit 2001, si dhe punonjësit e emergjencave që iu përgjigjën sulmeve pa marrë parasysh rrezikun.