Dy vatra zjarri vijojnë të jenë prezente dhe që paraqesin rrezikshmëri në rrethin e Vlorës, zjarri në Karaburun dhe në fshatin Tragjas. Zjarri mbi fshatin Tragjas është aktiv që prej dy ditësh, ndërsa gjatë natës vatra e zjarrit ka zbritur në afërsi të fshatit duke bërë që banorët të largojnë bagëtitë e imta nga stanet aty pranë. Ndërkohë që 20 punonjës së zjarrfikseve ndodhen që në orët e para në terren duke luftuar me flakët.