Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për trafikim droge. Pas një hetimi disa javor për 2 persona që do të transportonin me automjetin e tyre një sasi lënde narkotike në bashkëpunim me njëri tjetrin për shitje, gjatë pasdites së djeshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë finalizuar operacionin policor të koduar ” Repsi”.