Top Channel/ 19 rebelë të vrarë në Kolumbi pas sulmeve ajrore kundër disidentëve të FARC në Amazonë
12/11/2025 20:36

Forcat e armatosura të Kolumbisë njoftuan se sulmet ajrore kishin vrarë 19 anëtarë të një grupi rebel në një pjesë të largët të Amazonës, në juglindje të vendit. Sipas ushtrisë, bombardimet synuan ish-disidentët e FARC-ut dhe u kryen “në agim të së hënës”, duke rezultuar në vrasjen e 19 luftëtarëve, arrestimin e një personi dhe sekuestrimin e pajisjeve ushtarake, tha Admirali Francisco Cuvides gjatë një konference për shtyp. Operacioni, sipas tij, u ndërmor për shkak të kërcënimit të menjëhershëm të një sulmi nga rebelët kundër pozicioneve të forcave të armatosura. Presidenti Gustavo Petro kishte urdhëruar “bombardimin dhe çmontimin me mjete ushtarake” të fraksionit të udhëhequr nga Ivan Mordisco, udhëheqësi më i kërkuar rebel në vend, pas dështimit të bisedimeve me të ashtuquajturin Shtabi i Përgjithshëm Qendror (EMC). Ivan Mordisco dhe EMC-ja hodhi poshtë marrëveshjen e paqes të vitit 2016 midis Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) dhe qeverisë së atëhershme, duke vazhduar aktivitetet e tyre të armatosura. Pas çarmatimit dhe shpërbërjes së FARC-ut, EMC-ja ka zgjeruar ndjeshëm ndikimin, e financuar nga trafiku i drogës, zhvatja dhe minierat e paligjshme në zona të thella të Amazonës. Anëtarët e saj janë përfshirë në përleshje për kontrollin e territoreve me një tjetër fraksion të disidentëve të FARC-ut, të udhëhequr nga i ashtuquajturi Calarca. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara, nën administratën e Donald Trump, kanë vendosur sanksione ndaj Presidentit Petro, disa bashkëpunëtorëve dhe të afërmve të tij, si dhe e kanë hequr Kolumbinë nga lista e aleatëve në luftën kundër drogës. Uashingtoni argumenton se qeveria e presidentit të parë të majtë në historinë e vendit nuk po bën mjaftueshëm për të frenuar prodhimin e kokainës. Me zgjedhjet presidenciale të vitit 2026 në horizont, Petro po përballet gjithashtu me kritika të forta nga opozita e djathtë, e cila e akuzon atë për qasje të butë ndaj grupeve të armatosura dhe e cilëson strategjinë e tij për t’i dhënë fund luftës civile përmes dialogut si të dështuar.

Top Channel/ Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin!
21/03 15:08
Top Channel/Fjalimi në fund të Ramazanit, Erdogan: Lindja e Mesme zien, Izraeli do paguajë çmimin!
21/03 14:49
Top Channel/ Robotët do na hyjnë në shtëpi! Në Kinë po testohen që do na ndihmojnë si amvisa
21/03 12:44
Top Channel/ Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin!
21/03 12:30
Top News- Rusia lëshon dronët drejt Ukrainës, viktima e të plagosur para bisedimeve për paqe
21/03 12:27
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Stryker, hakerë të lidhur me Iranin godasin gjigantin mjekësor
21/03 12:17
Top Channel/ Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi mund të trajtojë dëmet nga infarkti me 1 dozë
21/03 12:16
Top Channel/ SHBA paralajmërim global, kërkon kujdes për qytetarët pas operacioneve në Iran
21/03 12:10
Top Channel/ Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada!
21/03 12:03
Top News- ‘Izraeli po bombardon spitalet’/ Libani në alarm: Sulme të qëllimshme dhe sistematike
21/03 12:00
Top Channel/ 4000 km larg: Irani sulmon bazën e Diego Garcia, i sekuestruohen materiale berthamore?
21/03 11:58
Top News- Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali/ ‘Mollë’ sherri një rumune, autori në pranga
21/03 11:49
Top News- Marinsat amerikanë drejt Iranit, Trump ndryshon mendje? Çfarë po ndodh?
21/03 11:45
Top News- Elon Musk mashtroi investitorët/ Uli aksionet e ish Twitter me deklarata të rreme
21/03 11:36
Top News- Lufta me Iranin me kosto, 800 mld dollarë dëme për SHBA nga sulmet
21/03 11:35
Top Channel/ Hormuzi “jo vetëm naftë”, CNN: “Si ushqen 100 milionë njerëz”!
21/03 11:09
Top Channel/ “Tërhiqet” Trump? Mund ta mbyllim luftën, por Hormuzin ta mbrojnë vendet e tjera!
21/03 11:08
Top Channel/ Londra hap bazat për SHBA pasi Trump i quajti aleatët e NATO-s frikacakë sot në Evrop
20/03 23:21
Top News- Doli në skandalin “Epstein”, reagon Princesha e Norvegjisë: U manipulova!
20/03 23:00
Top News- Sulm tokësor në Iran, zbardhet plani i SHBA/ Marinsat gati për luftë trup më trup
20/03 22:45
DIGITALB DIGITALB