Instituti i Shëndetit Publik konfirmon 17 raste të prekura me salmonelë në qytetin e Gramshit. 16 fëmijë dhe psikologia e kopshtit nr 1 në Gramsh kanë rezultuar pozitiv me virusin e rrezikshëm. Të ndodhur në këtë situatë prindërit janë ndier të pasigurt për ushqimin e fëmijëve të tyre në kopësht. Ata kanë kërkuar reagim dhe përgjegjësi nga institucionet.