Pas 15 ditësh të vështira nga fronti i luftës në Liban, gazetari i Top Channel Artur Bibe ka mbyllur raportimin atje. Së bashku me ekipin e Top Channel, duke rrezikuar edhe jetën, Bibe ndoqi nga afër luftimet Izrael-Liban dhe solli për publikun çdo zhvillim të fundit në kohë reale dhe pamje ekskluzive nga bombardimet. Madje, një plumb ka qëlluar makinën e ekipit të TCH, ditën e djeshme, duke goditur gomën e makinës.