125 raste të reja janë infektuar me HIV/AIDS përgjatë vitit 2025, 3 raste më shumë se një vit më parë, edhe pse janë përllogaritur deri në muajin tetor dhe jo për të 12 muajt e vitit. Ndërkohë, 15 persona kanë humbur jetën për shkak të HIV. Këto janë shifrat zyrtare të publikuara në Ditën Ndërkombëtare kundër HIV/AIDS.