Në Durrës po zhvillohet konferenca e 33-të e Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Menaxhimit në Shoqëritë Dinamike, një prej forumeve më të rëndësishme ndërkombëtare për arsimin dhe zhvillimin në fushën e menaxhimit. 120 dekane dhe drejtues të shkollave të biznesit nga mbarë bota janë mbledhur në Shqipëri për të diskutuar mbi “Rolin e shkollave të biznesit në një botë që po ndryshon.”