Edhe sheshi para Bashkisë së Shkodrës u bë pjesë e festimeve në kuadër të festave të Nëntorit. Në një ceremoni zyrtare, ku të pranishëm ishin nënkryetarët e Bashkisë Shkodër, përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor dhe të klerit, u bë ngritja e flamurit. Në ceremoni nuk mori pjesë asnjë nga përfaqësuesit e së djathtës në Shkodër, të cilët të veçuar vendosën kurora me lule në bustin e Luigj Gurakuqit.