Vetëm në territorin e bashkive të Sarandës, Delvinës e Finiqit ligji mbron me status të veçantë gati 110 monumente kulture të kategorisë së parë. Lista e monumenteve të mbrojtura nuk është rivlerësuar për dekada të tëra. Sektori lokal i Kulturës Kombëtare për këtë territor vijon të kryejë restaurime të vogla por kryesisht ato lidhen me monumentet e arritshme, afër rrugëve apo aksesit publik. Dhjetëra monumente në thellësi të territorit janë jashtë vëmendjes prej dekadash.