Top Channel/ 11 Presidentët e Shqipërisë! Libri i Roland Qafokut analizon Krerët e Shteteve në 100 vite
01/02/2025 19:56

100 vite më parë, në 31 janar 1925, Ahmet Zogu mori detyrën e Presidentit të Republikës, që ishte shpallur pak ditë më parë. Prej atij momenti, Shqipëria ka parë 11 krerë shtetesh, që kanë shenjuar shtetbërjen përballë shumë ngjarjeve historike, që gazetari dhe analisti Roland Qafoku i sjell të përmbledhura në një libër. Nga njeriu që bëri shtetin, presidenti që vrau veten, antikomunisti që u bë autokrat te krerët e krizave, stuhive dhe qetësisë, gazetari zbulon disa detaje nga jetëshkrimi i tyre… Roland Qafoku - Rasti i Omer Nishanit, Zonja e Parë, që në fakt s'e kishte këtë status, ishte austriake dhe shumë pak veta e dinë këtë. Ose Haxhi Lleshi që nuk kishte diplomë, ishte i paarsimuar. Interesante është emërtimi për Ramiz Alinë, që e kam quajtur diktatori i fundit dhe demokrati i parë. Bëmë dhe një përcaktim tjetër për Ahmet Zogun, që është themeluesi i Presidencës dhe varrmihësi i saj. Ai varrosi Presidencën dhe ngriti një mbretëri. Në promvimin e botimit që mbështetet nga Akademia e Studimeve Shqiptare në UET, të pranishëm ishin protagonistë të veprës dhe familjarë të tyre. Bamir Topi - I takon Presidentit të flasë në emër të të gjithëve. Këtu ndodhin paradokse, nuk mund të flasë një kryeministër në emër të rë gjithëve. Dëshiroj t'ju falenderoj që keni sjellë dhe shumë momente që unë i kisha harruar. Është vetë dinamika e jetës politike, jetës institucionale që të bën që shpesh të jetosh momentin. Princ Leka - Është ndjesi e veçantë që kemi mundësi të reflektojmë, të kujtojmë këtë institucion që kemi trashëguar ndër vite, me shumë sakrificë e luftë, për një Shqipëri të pavarur, me një vizion krejtësisht evropian. Historia e 11 presidentëve shkon në kufijtë e të jashtëzakonshmes. Për autorin, ata kanë ndikuar në ngjarjet politike dhe jo thjesht e kanë shkruar historinë, ata ishin vetë historia. 11 presidentët është një reflektim mbi institucionet që kemi trashëguar përmes sakrificave dhe luftërave, drejt një të ardhmeje europiane.

Top Channel/ Tronditet Tirana! Babai i merr jetën të birit në sy të familjarëve
01/02 22:22
Top News- Detaje nga krimi në familje në Tiranë, babai i merr jetën djalit me thikë
01/02 21:40
Top News- E rëndë në Lushnjë! 21-vjeçarja i jep fund jetës
01/02 21:08
Top Channel/ I mori jetën të birit me thikë, zbulohen detaje nga konflikti në Tiranë
01/02 20:30
Top News- Babai vret djalin në Tiranë. 74-vjeçari e goditi me thikë në banesë
01/02 20:23
Top Channel/ 11 Presidentët e Shqipërisë! Libri i Roland Qafokut analizon Krerët e Shteteve në 100 vite
01/02 19:56
Top Channel/ E rëndë në qendër të Lushnjës! E reja i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati
01/02 19:54
Top Channel/ “Do cenohet reforma në drejtësi”! Letra e fortë e ndihmësve ligjorë
01/02 19:45
Top News-Lirohen korsitë e bllokuara/ Policia heq me karotrec makinat e parkuara
01/02 15:46
Top News- Elektriçisti bie nga shtylla/ Bulqizë, po riparonte një defekt elektrik
01/02 14:43
Top News- Drogë me postë nga Tajlanda/ Zbulohet grupi i tre të rinjëve në Tiranë, arrestohen
01/02 14:07
Top News-Gjykata e Lartë rrëzon ish kreun e ARRSH/ Do qëndrojë në qeli, kërkoi masë më të lehtë
01/02 14:06
Top Channel/ Vështirësitë e adoleshentëve! Psikologët e shkollave tregojnë problemet e brezit të ri
01/02 13:20
Top Channel/ Varësia nga lojërat virtuale! Psikologët: Fenomeni prek dhe të rriturit
01/02 13:20
Top Channel/ Limonat “kalben” në degë! Mungesa e tregut dhe çmimet shumë të ulëta
01/02 13:19
Top Channel/ Refugjatët në Gjadër do ikin! Gjykata italiane merr vendim kundër projektit të Melonit
01/02 13:19
Top News- Momenti kur emigrantët lënë Gjadrin, ikin drejt Italisë me anijen e rojës bregdetare
01/02 13:15
Top Channel/ Strategji për buqjësinë/Universiteti Bujqësor hartoi projektin për të ndihmuar fermerët
01/02 13:14
Top News- Emigrantët ikin nga Gjadri/ Anija italiane në Shëngjin pas vendimit të gjykatës
01/02 13:11
Top Channel/ Rama: Dyert e universiteteve nuk hapen më prej mbiemrit, mikut dhe lekut
01/02 13:00
DIGITALB DIGITALB - OFERTA