Fatih Faruk Ozer, biznesmeni turk i cili u largua nga Turqia me rreth 2 miliardë dollar asete digjitale, vijon të kërkohet në vendin tonë. Ozer është themeluesi i platformës së kriptomonedhës Thodex, ku rreth 700 mijë shtetas turq kishin investuar paratë e tyre, por drejtuesi i platformës Fatih Faruk Ozer, dyshohet se i ka vjedhur këto para. Prandaj, në datën 24 prill, prokurorët në Stamboll nisën një hetim dhe një urdhër ndalimi për Ozer, duke kërkuar edhe ndihmën e Interpol.