Top Channel/ 100 të zhdukur nga orteku i baltës, të prekura disa fshatra në lartësitë e Himalajeve
06/08/2025 17:50

Ky është momenti dramtik kur një masiv i madh me ujë dhe baltë përshkon zonën malore të Uttarkashit përfshinë fshatin turistik Dharali në Indi duke përmbytur rrugë, ndërtesa dhe duke lënë pas rrënoja të shumta. Deri më tani raportohet për më shumë se 100 persona të zhdukur në disa fshatra rreth himalajeve. Reshjet e shumta të së martën frynë lumin Keranga aq sa shpërtheu dhe mori përpara gjithcka gjeti. Imazhet e publikuara nga ushtria, të marra nga vendi i ngjarjes tregonin një lumë me baltë që lëvizte ngadalë. Një pjesë e madhe e qytetit ishte e mbuluar nga balta, me zyrtarët e shpëtimit që vlerësuan se ajo ishte 15 metra e thellë në disa vende, duke gëlltitur disa ndërtesa tërësisht. 270 mm shi u përllogarit të ketë rënë në 24 orë në në zonën e përmbytur. Ushtria indiane ka nisur operacionin e kërkim shpëtimit në zonë me qen nuhatës, dronë dhe pajisje të rënda për pastrimin e dheut. Helikopterët e ushtrisë po punojnë gjithashtu për të sjellë "furnizime thelbësore dhe ilace për banorët edne në rreik. Kryeministri i shtetit Uttarakand, Pushkar Dhami, tha se përmbytjet e kanë vendosur vendin e tij "në gatishmëri” si të ishin në një lufte". Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut vdekjeprurëse janë të zakonshme gjatë sezonit nga qershori deri në shtator, por ekspertët thonë se ndryshimet klimatike, së bashku me urbanizimin, po rrisin frekuencën dhe ashpërsinë e tyre. Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së tha vitin e kaluar se përmbytjet dhe thatësirat gjithnjë e më intensive janë një "sinjal shqetësimi" i asaj që do të vijë, ndërsa ndryshimet klimatike e bëjnë ciklin e ujit të planetit edhe më të paparashikueshëm.

Top News- “Audi” nuk i bindet policisë në Fier, tenton të largohet por përplaset me mjet tjetër
08/04 22:39
Top Channel/ 40-vjeçari tenton t’i arratiset policisë, por aksidentohet! Niset drejt urgjencës së Fierit
08/04 22:29
Top News- Mashtrim me gjobat nga e-Albania/ Policia apel qytetarëve: Mos jepni të dhënat
08/04 20:26
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe në RMV, deputetët shqiptarë përplasen edhe në kuvend
08/04 20:11
Top Channel/ Konferencë shkencore në Universitetin e Tiranës, Marku: Sfidë, orientimi i të rinjve
08/04 20:10
Top Channel/ Meta mbetet në burg! Gjykata Kushtetuese la në fuqi arrestin me burg
08/04 20:02
Top News- Antiterrori pajiset me dronët amerikanë, teknologjia më e fundit kundër krimit
08/04 19:32
Top News – Tjetërsimi i pronave në Lezhë. Gjykata e Lartë rikthen dosjen për ish kryebashkiakun
08/04 19:25
Top News – Gjykim i shkurtuar për Berberin. Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e ish kreut të ARRSH
08/04 18:13
Top News – British Airways dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënojnë 20 vite bashkëpunim
08/04 18:08
Top News- Ndërhyrja për jahtet, cenon lëvizjen. Kufizohet qarkullimi i mallrave në Portin e Durrësit
08/04 16:30
Top News- PDK letër Albulena Haxhiut/ Kërkon emërimin e anëtarit të saj të dytë në KQZ
08/04 15:30
Top Channel/ Për 100 euro nxjerr armën dhe kërcënon fqinjin në Tiranë, arrestohet 50-vjeçari
08/04 15:28
Top Channel/ Kushner largohet nga Sazani?! Debat në parlament për projektin
08/04 15:20
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Çmimi i naftës ulet në 220 lekë, armëpushimi SHBA-Iran ndihet në Shqipëri
08/04 15:07
Top News – Paqja ul çmimin e karburanteve. Bordi rishikon çmimin tavan, nafta zbret me 4 lekë
08/04 15:04
Top Channel/ Përfshihet nga flakët godina 5-katëshe në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje
08/04 15:03
Top News – Burgjet si vende lufte. Rreth 25 veta çdo vit humbin jetën nga keqtrajtimi
08/04 14:26
Top News – PD propozim për uljen e çmimit të naftës. ‘TVSH-ja të shkojë për reduktimin e akcizës’
08/04 14:26