Kombet e Bashkuara apeluan për mbledhjen e 1 miliardë dollarëve për të prekurit nga tërmetet e 6 shkurtit që morën mbi 42 mijë jetë njerëzish në Turqi e Siri. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres sqaroi se fondet do t`i sigurojnë 5.2 milionë personave ndihmë humanitare për tre muaj.