Top Channel/ “1 mijë euro t’ju kaloj jashtë kufirit”/38-vjeçari kapet me tre emigrantë të paligjshëm
21/04/2021 09:48

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, pasi ky i fundit u kap në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas, duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm . Në njoftimin për media bëhet e ditur se 38-vjeçari i ishte kërkuar 1 mijë euro për person në mënyrë që t’i ndihmonte të kalonin kufirin. Njoftimi i plotë: Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt shpërblimit. U kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 38 vjeç, banues në Korçë. Shtetasi i mësipërm, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen” 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel/ Sot Fitër Bajrami! Kreu i KMSH: Agjërimi forcoi solidaritetin dhe bashkimin
20/03 00:05
Pse rritet çmimi në Shqipëri më shumë se në Kosovë?! Ministria përplaset me Dudushin
19/03 23:35
“Taksa e qarkullimit mbush arkën e shtetit! Ministria të ketë respekt për veten”, Teliti ngre tonet
19/03 23:35
Top Channel/ Greqia: Nuk u përfshimë në luftë, opozita: raketat tona na futën në konflikt
19/03 23:23
Top Channel/ Qeveria miraton pagesat e transportit për ata që shërbejnë jashtë vendbanimit
19/03 23:23
Top Channel/ Netanjahu: Trump nuk merr urdhra, Izraeli s’e tërhoqi SHBA-në në luftë me Iranin sot
19/03 23:22
Top Channel/ “Je shumë e bukur…”, Rogerti ‘flirton’ me Brikenën: A ka mundësi që…
19/03 23:04
Top Channel/ Pak orë pas lirimit nga paraburgimi, reagon për herë të parë Gjesti: Jam penduar, por…
19/03 22:07
Top Channel/ Kriza në Ngushticën Hormuzit, Organizata Ndërkombëtare Detare thirrje urgjente për…
19/03 21:56
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme,Trump: Nuk do të dërgoj trupa në Iran, po të kisha plan nuk…
19/03 21:53
Top Channel/ “Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar…
19/03 21:53
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, administrata e SHBA shqyrton vendosjen e trupave tokësore në…
19/03 21:19
Top Channel/ Ja se si e festojnë besimtarët myslimanë përfundimin e Ramazanit në Korçë
19/03 21:12
Top News- Drejtori i burgut me ‘shtëpi bari’/ Dorëzohet në policinë e Elbasanit, mohon përfshirjen
19/03 20:33
Top Channel/ “Ka kimi mes nesh, por jam i martuar”, Brikena i kthehet ashpër Rogertit
19/03 20:25
Top Channel/ Shqipëria në Panairin e Librit në Leipzig, drejtoresha zgjedh librin e Ramës
19/03 20:16
Top News – Kërkesa e deputetëve të ‘Mundësisë’. Interpelancë me zv.kryeministren për Rrjollin
19/03 20:11
Top Channel/ Banda e “Bajrajve” në gjyq për krimin e bujshëm në Shkodër
19/03 20:01
Top Channel/ Gjyqi për eliminimin e 15-vjeçarit në Korçë, dosja e të miturit në gjykatë
19/03 19:57
Top Channel/ Vetëdorëzohet në polici drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa mohon akuzat
19/03 19:52
DIGITALB DIGITALB