Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka përfunduar takimet e veçanta me kryeministrin Albin Kurti si dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Në radhë është tashmë takimi trepalësh ndërmjet liderëve të Kosovës e Serbisë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Bashkë me Borrell është edhe i deleguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.