Një zjarr ka përshirë fushën e mbetjeve të qytetit të Lushnjes. Zjarri nisi rreth orës 2 të mëngjesit duke përparuar në një sipërfaqe të konsiderueshme. Edhe pse u izolua djegia e mbetjeve në thellësi është ende problem. Zjarri është i qëllimshëm thotë ky i moshuar që çdo dite shkon në këtë fushë për të mbledhur mbetje plastike.