Dy persona kanë rënë në pranga, kurse një është vënë nën hetim, pas kontrollit në tetë banesa në Shkodër. Janë arrestuar Petrit Kubazi dhe Gledis Kubazi, ndërsa Cuf Mataj, po ndiqet në gjendje të lirë. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Drejtues i Parë Hamdi Fjora, në konferencë për shtyp dha detaje për finalizimin e fazës së 8-të të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”.