Tirana është e pandalshme në volejboll për meshkuj ku mbërmjen e së dielës fitoi edhe trofeun e katërt sezonal, Kupën e Shqipërisë sërish përball Erzenit në finale me shifrat 3-1. Një ndeshje me pak histori pasi bardheblutë fituan setin e parë, më pas shijakasit provuan të rezistojnë duke fituar setin e dytë por vetëm kaq, pasi në dy setet e tjera nuk pati më histori ky takim pasi bardheblutë ishin dukshëm dominues duke ms i dhënë asnjë shans kundërshtarit.