Nga qelia e paraburgimit, ku ndodhet prej më shumë se 24 orësh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, reagon sërish, duke sulmuar ashpër prokurorin që e hetoi, që sipas tij, sajoi gjithçka. “Dua të jini të sigurt se historia që po më tregon mua si një kriminel të korruptuar, i cili ka fshehur pasuri dhe pastruar para bashkë me të shoqen, është e sajuar nga një individ pervers, prokurori i çështjes tonë”. Kryebashkiaku Veliaj zbulon detaje nga takimet me prokurorin gjatë marrjes së tij në pyetje, duke dhënë dhe një përgjigje për shpenzimet e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, që sipas tij, janë të gjitha të deklaruara.